“Shet sukses, pa qenë i suksesshëm”, gazetari sulmon hapur Ermal Mamaqin

by admin
Spread the love

Gazetari i njohur shqiptar, Flavio Qarri, ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Natën me Aulonën”. Ai është ndalur tek Ermal Mamaqi, dhe sidomos te libri i tij i publikuar pak ditë më parë.

Sipas tij, Ermali është një “mashtrues” dhe po shet sukses pa patur sukses personalisht. “Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe cfarë?

Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi librin e tij “Në garë me veten” dhe në fakt ka marrë goxha reagime në rrjet. Mbetet për t’u parë nëse Ermal Mamaqi do të ketë një përgjigje për Flavio Qarrin.

You may also like