Sherr në mbledhje: Deputeti i PS-së paralajmëron me shkarkim Jorida Tabakun

by admin
Spread the love

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku është përplasur me deputetin e Partisë Socialiste, Besian Ajazi. Shkak u bënë akuzat e Ajazit ndaj Tabakut për moszbatimin e rregullores dhe kodit të procedurës penale në komision.

Deputeti socialist theksoi se marrja në pyetje e gazetarit Artan Rama është në kundërshtim me nenin 156, gërma ç. Ai e paralajmëroi kryetaren Jorida Tabaku, që të mos e detyrojë maxhorancën të marra masa për shkarkimin e saj nga drejtimi i komisionit.

“Zonja kryetare besoj se dhe nga përgjigjja e zotit Rama, Artani është në papajtueshmëri me statusin e dëshmitarit, neni 156 gërma ç, që kështu nuk është e udhës të vazhdojmë në shkelje të ligjit. U bë e disata herë që unë personalisht, por dhe kolegë të tjerë të maxhorancës, jemi ndjerë në një drejtimin tuaj të komisionit jo ligjor, jo në bazë të rregullores dhe mos na detyroni të shkojmë në ato hullira që të kërkojmë shkarkimin tuaj si kryetare, pasi jeni në shkelje të ligjit, në shkelje të rregullores dhe në shkelje të kodit të procedurës penale”, tha Ajazi.

Nga ana tjetër, Tabaku iu përgjigj se frikë, nuk duhet të ketë ajo, por ata të cilët po mbrojnë kriminelët dhe aferën korruptive.

“Zoti Ajazi për sa kohë ne jemi duke hetuar një aferë korruptive, që është shkelur ligji me të katërta këmbët dhe ju po flisni dhe po mbroni kriminel në kërkim, frikë sduhet të kem unë frikë duhet të kenë ata që mbrojnë kriminelët”, iu përgjigj Tabaku.

You may also like