Sherr me armë në një lokal në qendër të Prishtinës, 1 i vdekur, 16 të plagosur

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, mbrëmjen e djeshme, ku raportohet se, 17 persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja fizike mes disa personave në një lokal në qendër të qytetit, shtatë prej të cilëve janë plagosur me armë zjarri.

“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, ka deklaruar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për mediat kosovare.

Policia e Kosovës ka deklaruar se paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në këtë ngjarje dhe po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë, ndërsa shton se, disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, por edhe nga plagë të shkaktuara nga xhama.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, mjekët konfirmuan se njëri nga të plagosurit, një 39-vjeçar, kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

 

You may also like