Sherr masiv në Kupën e Afrikës, përleshje mes lojtarëve e trajnerëve

by admin
Spread the love

Një kthesë dramatike e ngjarjeve në ndeshjen e Kupës së Kombeve të Afrikës, mes Marokut dhe Republikës Demokratike të Kongos që përfundoi në një sherr masiv, i cili tërhoqi vëmendjen më tepër se sa barazimi i rezultatit sportiv.

Epërsia e hershme e Marokut, falë goditjes mjaft të bukur të Achraf Hakimit në minutën e gjashtë, u venit pak minuta nga fundit i ndeshjes, kur Silas Katompa Mvumpa në minutën e 76-të shënoi golin e barazimit. Megjithatë, drama e vërtetë u zhvillua pas vërshëllimës përfundimtare.

Kapiteni i Kongos, Chancel Mbemba, i cili kishte marrë një karton të verdhë, pati një përplasje të ashpër me trajnerin e Marokut, Walid Regragui. Shkëmbimi u kthye në konfrontim, me Mbemba të zemëruar dukshëm nga komentet e Regragui.

Në mes të kaosit, lojtarët nga të dyja palët kanë ndërhyrë, disa kanë tentuar të qetësojnë situatën, ndërsa të tjerë i janë bashkuar sherrit.
Situata u përshkallëzua më tepër pasi Mbemba u fut në tunel, i ndjekur nga Youssef En-Nesyri i zemëruar. Portieri i Marokut, Yassine Bounou u përpoq të qetësonte gjërat, duke tërhequr En-Nesyrin për ta ndaluar atë të ndiqte Mbemban.


Top Channel

You may also like