Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon motin: Çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

by admin
Spread the love

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Edhe dita e diel do të ketë me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Duke filluar nga orët dhe mbrëmjes, vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

You may also like