“Shërbimet sot janë më të mira”, Balla për Reformën Territoriale: PS nuk bën pazar politik që bie ndesh me mirëqeverisjen

by admin
Spread the love

Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë dakordësim sa i përket propozimeve të PD për reformën Territoriale.

Balla tha se janë të gatshëm për një tjetër takim me opozitën e Enkelejd Alibeajt, teksa tha se PS nuk bën dhe nuk do të bëjë pazare politike që bien ndesh me mirëqeverisjen e vendit duke thënë se sot shërbimet janë shumë herë më të mira se në vitin 2015.

“PS nuk bën asnjë Pazar politik që bie ndesh me mirëqeverisjen. Sot në Shqipëri organet e qeverisjes vendore janë një transformim epokal me ato që kishim deri në vitin 2015. Kishte 384 kryetarë bashkish e komunash me 384 shoferë dhe administrata, unë mendoj se ishte e papranueshme.

Megjithatë ne e kemi dëgjuar dhe do vazhdojmë të dëgjojmë me vëmendje propozimet që vijnë nga opozita. Jemi të gatshëm për një takim me Alibeajn dhe Çupin për të dialoguar. Opinioni im është ky dhe ndërkohë që ditët në vijim le të përmbyllim dhe në fund është detyrë e komisionit të dalë me një qëndrim përfundimtar për këtë çështje” tha Balla.

You may also like