Shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e liderëve të ”Wagner”-it

by admin
Spread the love
Jevgeni Prigozhin

Shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit ”Wagner” përpara se themeluesi i milicisë ruse, Jevgeni Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën, raportoi ”The Telegraph”.

Sipas gazetës, kjo mund të ketë kontribuar në vendimin e Prigozhin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.

Sipas të njëjtave burime, trupat e ”Wagner”-it numëronin vetëm 8 000 burra në vend të 25 000 dhe me shumë mundësi do të rrezikonin humbjen nëse do të kishin tentuar të merrnin kryeqytetin.

Ndërkohë, udhëheqësi i grupit rus Wagner, foli për herë të parë që nga rebelimi i trupës mercenare. Në një mesazh audio, Prigozhin mbrojti veprimin e tij të shtunën e kaluar. Qëllimi nuk ishte përmbysja e liderëve rusë, por rivendosja e drejtësisë, tha ai.

Më tej, ai akuzoi përsëri ushtrinë ruse se sulmoi njësitë Wagner me raketa dhe helikopterë. Prigozhini shtoi se përparimi i luftëtarëve të tij kishte nxjerrë në pah shqetësime serioze të sigurisë në Rusi.

Vendqëndrimi është ende i paqartë

Disa mijëra luftëtarë nga trupa mercenare hynë në Rusi gjatë natës nga e premtja në të shtunë nga fronti në Ukrainë dhe përfundimisht arritën 200 kilometra në afërsi të Moskës, sipas të dhënave të Prigoshinit. Pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi bjellorus Lukashenko, lideri trupës Wagner ndaloi rebelimin dhe tërhoqi luftëtarët e tij. Në këmbim, qeveria ruse e siguroi atë për mosndëshkim; Prigozhin gjithashtu duhet të jetë në gjendje të udhëtojë në Bjellorusi. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

You may also like