Shënohet 25-vjetori i vdekjes së Nënës Terezë, krerët e shtetit kërkojnë të ndiqet shembulli i saj

by admin
Spread the love

Institucionet e vendit me një varg
aktivitetesh shënojnë 25-vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, raporton Ekonomia
Online.

Mëngjesin e së hënës tre krerët më
të lartë të shtetit presidentja Vjosa Osmani, kreu i Kuvendit Glauk Konjufca
dhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast Osmani tha se Shën
Tereza dhe shembull për gjithë njerëzimin.  

“E cila dha një shembull për gjithë
botë. Sot përkujtojmë me krenari gjithë veprës e saj dhe shembullin që la pas”.

Përderisa kreu i Kuvendit,  tha se ajo ka qenë gjithmonë afër popullit të
saj duke dhënë shembull të humanizmit e besimit.

“Po e kujtojmë simboli e rëndësishëm
të mbarë botës, e cila është shembull i besimit e humanizmit, shembulli i saj
ka inspiruar miliona njerëz”.

“Ajo ka qenë gjithmonë afër
popullit. Do të nderohet në këtë dhe gjithmonë”.

Kryeministri Albin Kurti tha se
Tereza u bë nënë e gjithë botës dhe se sakrifica e saj është vlerë për gjithë njerëzimin,
raporton EO.

“Sot po e shënojmë shkuarjen e saj
në amshim. Jeta e saj është vepër gjithë njerëzimin dhe shembull, ajo u bë nëna
e gjithë botës”.

“Duhet të ndjekim shembullin e saj
me dashuri dhe sakrificë për të mirën e përgjithshme. Sakrifica është vlerë e
gjithë popullit shqiptar”.

You may also like