Shembet ura e këmbësorëve në Finlandë! Plagosen 27 persona, pjesa më e madhe fëmijë

by admin
Spread the love

Të paktën 27 të rinj, pjesa më e madhe fëmijë, janë plagosur pas shembjes së urës së këmbësorëve në qytetin Espoo të Finlandës.

Të miturit kanë rënë disa metra në rrugë, pas shkatërrimit të urës ku po kalonin. Ajo ishte ndërtuar për një periudhë të shkurtër kohe pranë një kantieri ndërtimi ku po kryheshin punime.

Dëshmitari ka deklaruar se pa shmbjen e rurës dhe se personat e lënduar ishin nxënës shkolle.

“Isha në katin e pestë dhe pashë se çfarë ndodhi. Ishin 27 fëmijë. Shumë njerëz qëndruan këtu në rrugë, pas ngjarjes që ndodhi”, tha Jaakko Markkula – dëshmitar.

Menjëherë pas njoftimit ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, dhe bënë të mundur dërgimin e të plagosurve në spital.

Fëmijët janë dërguar në spitalet e Helsinkit, ku po marrin trajtimet e nevojshme. Sipas medive vendase disa nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në momentin që ura u shemb aty ndodheshin të paktën 39 persona, që po kalonin. Ende nuk dihen arsyet e shembjes së urës, aksident i cili po hetohet nga autoritetet.


Top Channel

You may also like