Shehi: Unë e kam bërë zgjedhjen time, klubi duhet të ndajë mendjen

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi nuk e fsheh lumturinë tashmë që është shpallur zyrtarisht kampion i vendit me skuadrën e Tiranës. Tekniku konfirmon për “Gol pas Goli” se dëshiron që të vazhdojë aventurën e tij me klubin bardheblu dhe thotë se u takon drejtuesve që të vendosin.

“Sezoni ka qenë i lodhshëm. Ka filluar shumë shpejt dhe ka mbaruar shumë herët. Duke pasur 36 javë dhe disa ndeshje Kupe është e lodhshme.

Është e vërtetë që ka qenë një arritje e madhe. Këtë do t’ia ndajë lojtarëve, bashkëpunëtoreve dhe klubit. E dimë që pritshmëritë janë të mëdha. Kemi filluar punën dhe gjatë kësaj periudhe të paraqitemi denjësisht në Kupat e Europës.

Trajnerët e fundi kampion janë larguar?  I mbetet klubit ta zyrtarizojë. Unë e kam vendosur. Unë bëjë punë sikur të jem gjithë jetën këtu. Shpresoj që me këtë grup të vazhdojmë sa më shumë”, ka thënë tekniku i Tiranës. / Oversport.tv

You may also like