Shehi: Tirana ime me karakter, nuk dorëzohet! Fitorja meritë e tyre

by admin
Spread the love

Tirana fitoi një tjetër ndeshje, këtë herë një të veçantë kundër Vllazninë në “Loro Boriçi”. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Orges Shehi, i cili fillimisht deklaroi: “E kisha menduar ndeshje të vështirë, përballë një kundërshtari që ka cilësi. Ndeshje rivalësh, që i kishte tre rezultatet.

Skuadra reagoi mirë, ndryshuam modul pastaj pas penalltisë. Përgëzime lojtarëve, merita është e tyre. Gjithçka ecën kur lojtarët të ndjekin, kanë përqendrim dhe interpretojnë mirë modulet. Më vjen mirë që skemat na ecën”.

“Fillimi i lojës nuk ishte i mirë, edhe për shkak të presionit, trysnisë dhe entuziazmit të Vllaznisë. Kur dolëm në 4-3-3 klasik, ne filluam të dilnim rrjedhshëm në sulm dhe nuk u rrezikuam nga kundërshtari. Ndoshta është edhe faji im që nuk gjeta modulin e përshtatshëm në fillim”, shtoi Shehi për Supersport.

“Egoizëm te lojtarët? Rasti i Devid ishte offside. Sulmuesit janë sulmues, sulmuesi është pak egoist nga natyra, por mendoj se në shumicën e rasteve kemi shërbyer. Nuk ishte e tepruar sot. Rëndësi ka që jemi solidë, jemi skuadër me karakter dhe nuk dorëzohemi deri në fund”, tha trajneri i Tiranës.

“A ishte penalltia pika e kthesës? Ndeshja do vështirësohej nëse shkonte 2-0. Mendoj se penalltia është meritë e portierit, që nga vendosja, qëndrimi në mes të portës dhe sa e vë kundërshtarin në vështirësi. Kishim kujdes gjithmonë, sepse Vllaznia ka lojtarë cilësorë përpara, të cilët nuk rikthehen në fazën mbrojtëse, por janë të frikshëm në fazën e tranzicionit”, përfundoi Shehi. / oversport.tv

You may also like