Shehi: Teuta një sfidë delikate, të dyja skuadrat pretendojnë më shumë

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës Orges Shehi ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të hapë javën e pestë të kampionatit dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Gjendja e ekipit është e mirë, përveç Najdovskit që ka një dëmtim që pas ndeshjes me Kastritotin. Dhe Hysein vazhdon rikuperimin. Pjesa tjetër e ekipit është e gatshme.

Janë dy kundërshtarë që prisnin më shumë pikë këto katër javë. Sigurisht që Teuta ka ndryshuar një javë para dhe ne aty do të fokusohemi. Mendoj se është një kundërshtar që para dy vitesh ka dal kampionë dhe ka akoma lojtarë me petkun e kampionit. Është një ndeshje e vështirë dhe për shkak të asaj që thashë pak më parë, pritshmëritë e të dyja skuadrave që kërkonin më shumë pikë.

Miqësoret janë të rëndësishme, por gjithmonë pikësynimi është kampionati. Ka ikur pjesa e Europës dhe me të kanë ikur dhe lojtarët. Është një kapitull i mbyllur. Ajo që duam ne është që gjithmonë të bëjmë maksimumin. Të përmirësohemi dhe të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundshme.

Nga vjet sivjet janë situatë komplet ndryshe. Vjet po thuajse ishin të konsoliduar për dy muaj. Fillimi këtë vit është më i vështirë sepse skuadra është konsoliduar në moment të fundit”, ka thënë mes të tjerash trajneri I Tiranës. /Oversport.tv

You may also like