Shehi: Rivali i vetëm i Tiranës është Tirana, për fitore edhe ndaj Kukësit

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Kukësit, që do të luhet në stadiumin e Rrogozhinës në orën 13:45. Tekniku i bardhebluve ka folur për gjendjen e skuadrës, kundërshtarin si dhe objektivat e Tiranës.

Mendoni se pauza e kombëtareve ka qene pozitive apo negative?-  “Ndërprerja e kampionatit ishte e parashikuar për shkak të pauzës së kombëtareve. Kur ka grumbullim kombëtarja sigurisht që kontingjenti nuk është i plotë, ishin 4 lojtarë të thirrur, 2 me ekipin A dhe 2 me U-21, të cilët kanë ardhur duke iu bashkuar skuadrës ditën e mërkurë.

Ndërprerja e kampionatit është normale, në momentin që ishim do të donim që kampionati të mos kishte ndaluar, por kjo javë na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë dhe për tu përgatitur për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja ndaj Kukësit? –  “Sfida me Kukësin është e vështirë. Të gjitha skuadrat janë me objektiva. Kukësi renditet e treta në klasifikim, është një ekip që është rival për sa i përket ndërtimit të skuadrës dhe cilësisë, pavarësisht se pikët dhe pritshmëritë nuk i kanë aty ku ata donin. Një ndeshje që ka rëndësi sepse vjen pas pauzës së kombëtareve.

Oshilacionet e Kukesit do ta bëjnë disi me te lehte përballjen me te?- “Nuk mendoj. Të gjitha skuadrat që luajnë me ekipet që janë afër njëra-tjetrës kërkojnë që të japin maksimumin e tyre, kanë dhe objektivat e tyre. Kampionati i gjatë ka dhe momente jo pozitive, siç mund t’i ketë pasur Kukësi, por edhe ne gjithashtu. Ndeshja në ndeshje ndryshon. Ndryshon strategjia, motivimi dhe psikologjia e lojtarëve, kam përshtypje që nesër na pret një ndeshje e luftuar dhe me cilësi.

Statistikat? – “Për pikët ne kemi një vazhdimësi të mirë, një ekuilibër në të treja fazat. Nesër mbaron faza e tretë. Për çdo fazë kemi mundur të marrim nga 20 pikë, ndërsa tani në fazën e tretë jemi me 19 për momentin. Kërkojmë gjithmonë që mos të kemi limite, të përmirësohemi. Duam vazhdimësi, sepse statistikat janë gjë tjetër, por e rëndësishme është për ne që ndeshje pas ndeshje të grumbullojmë sa më shumë pikë.

Objektivat? Keni ne dore fatet e Europes dhe të rënieve ne fundin e tabeles… – “I kemi fatet tona në dorë, pavarësisht se kemi distancë nga kundërshtari ynë më i afërt. Ne do te luajmë si gjithmonë për te marre maksimumin dhe kështu do te bëjmë edhe nesër. Kemi objektivat tona, kemi dhe lojtarë që kanë objektiva personale dhe kolektive dhe kur ndërthuren të dyja së bashku janë akoma edhe më mirë, Ne duhet te shohim punën tone?

Ne këtë pikë kë konsideron Tirana si rival në këtë kampionat? – “Me këtë distancë të konsiderueshme që kemi, rivali ynë i vetëm jemi ne. Në këtë moment që jemi, motivimi është shumë i rëndësishëm. Rivali i vetëm i Tiranës është Tirana ndaj ne nuk duhet të kemi limite”. / Oversport.tv

You may also like