Shehi: Ndikuan mungesat, nuk duhej të pësonin gol ndaj një skuadre që mbrohet mirë

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas humbjes përballë Erzenit në “Elbasan Arena”.

“Mund të kishim kaluar në avantazh, por u ndëshkuam dhe hasëm shumë vështirësi për të çarë kundërshtarin. Patrick dhe Deliu kanë patur probleme me dëmtimet, dihet situata e Limaj dhe Toshevskit, por rrezikuam në pjesën e dytë duke hedhur në fushë Patrick dhe Deliun.

Na vjen keq, sepse nuk duhet të pësosh përballë një skuadre që mbrohet mirë, sepse bëhet dy herë më e vështirë. Unë nuk delegoj faje dhe nuk gjej fajtorë. Nuk kërkojmë alibi, po kjo është situata me mungesat dhe dëmtimet. Mund të bënim më mirë sot, por në futboll ndodh gjithçka. Pranojmë verdiktin, i japim meritat kundërshtarit dhe duhet të shohim përpara.

Probleme me golin, nuk shënojnë shumë lojtarë? Ne tentuam me të gjitha mënyrat, por finalizimet nuk ishin të mira. Sot na mungonte pasimi i fundit. sulmuesit dalin para portës, por nuk finalizuam si duhet rastet që krijuam sot. Kur mungojnë 4 lojtarë titullarë nuk është e lehtë. Kishim shumë mungesa në mesfushë. Goli na penalizoi dhe kur nuk shënon lojtarët bëhen nervozë dhe konfuzë”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like