Shehi i pakënaqur me fushën

by admin
Spread the love

Partizani fitoi përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, përfundoi me fitoren 0-4 të “Demave”, me golat e Carës, Mba, Atanaskoskit dhe Bintsouka. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Partizanit, Orges Shehi.

“Vijmë te fitorja me goleadë dhe pa pësuar gol. Por këto kishin në mes eleminimin e hidhur të Kupës.

Realisht na ka dëmtuar ai eleminim nga ana sportive. Por sot ishte për të rikuperuar dhe për vazhdimësi, por nuk ishte e lehtë. Gjithë zëvendësimet bëhen për të ndryshuar marshin e lojës, për rezultatin apo formën fizike të lojtarëve. Mundohemi të gjejmë lojtarët që i përshtaten, pasi nuk duam të ndryshojmë manovrat.

Sot humbëm Mehmetin dhe Rrapaj që ishte me temperaturë. Atanaskoski ishte me temperaturë dje dhe ka rrezikuar sot”, u shpreh fillimisht Shehi.

Pas 2-0, vendosët që të prisnin Erzenin mbrapa?

“Minutat e para ishin të vështira për shkak të eleminimit në Kupë.

U munduam të ndërtonim lojën nga poshtë pasi kundërshtari vendosej mirë. Dy herë gabuam për shkak të fushës.

Gradualisht situata u përmirësua duke ndryshuar disa gjëra në mënyrën e daljes. Në pjesën e dytë kërkuam të mos vuanim në krahë.

Duke qëndruan në bllok të mesëm na jep mundësi të shkojmë në thellësi, sidomos me Bintsoukan. Kjo fushë nuk të lë të luash dhe të mbash topin në zotërim. Kjo është panorama e kësaj loje.”

Partizani ka një ngërç para se të shënojë, pse ndodh? A mendon se mund të bësh diçka tjetër për ta nisur ndeshjen në nivel tjetër?

“Kur ne filluam në janar përballë Teutës ishim ne gjithmonë në kërkim të golit. Edhe ndaj Laçit që shpërdoruam jashtë mase. Edhe në Shkodër ishim shumë herë përpara portës. Kemi shënuar ne të parat, por situata të tjera si përqendrimi s’kemi fituar ndeshjen. “

Kur mbetët me 10 lojtarë, Taipi u fut në pozicion më mbrojtës…

“Taipi aty e filloi dhe më pas ishte në rolin e 10. Kur shkon topi në linjat anësore, shkon ai bën presion. Ka qëllime dhe manovra loje, kush shkon në krah duhet të luajë mes linjave. Kurse këtu ndryshon, gjithçka është çështje taktike. Është mirë që kemi lojtarë që luajnë në 2-3 lloje pozicionesh”.

You may also like