Shehi: I kënaqur me lojën e ekipit, ishte mentaliteti i duhur

by admin
Spread the love

Fitorja 2-0 përballë Egnatias ka lumturuar Orges Shehin me performancën që ekipi i tij bëri. Ai foli për emisionin “TI BO GOL” pas sfidën ku u shpreh i kënaqur për lojën e ekipit të tij pavarësisht ndryshimeve të shumta. Shehi sakaq në fjalën e tij e nisi me dëmtimin e lojtarit të Tiranës, Qefalia.

“Qefalia na shqetësoi. Për momentin e kanë futur në skaner për të parë dëmtimin dhe presim përgjigjen e skanerit. Ishte një situatë që na dënoi nga ana psikologjike, por shpresoj që të marrim lajme të mira sa më parë prej tij.”

Kisha një komunikim me gjyqtarin, nuk mund të vazhdonim lojën pa ditur gjendjen e tij. Skuadra ishte në gjende të keqe psikologjike, por më pas morëm lajm nga ambulanca dhe na thanë se ai ishte mirë. Siç e pamë edhe në minutat e fundit të pjesës së parë ekipi thuajse nuk ishte në fushë, por më pas thamë që të fitojmë për Qefalinë.”

NDESHJA- “Nuk ishte ndeshje e lehtë. Këtë kampionat e kemi nisur me dy ndeshje jashtë. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë dhe kampionati kërkon një mentalitet të fortë dhe ky ishte mentaliteti i duhur.”

SJELLJA E EKIPIT- “Unë e thash edhe pak më parë se është mentaliteti i duhur. Dihet që përballë kampionit skuadrat kanë një një mobilizim më të madh. Nga ana taktike kemi ndryshuar shumë. Edhe për sa i përket fizionomisë së lojës, kemi bërë edhe ndryshime pozicionesh. Duhet të përmirësohemi akoma edhe pse sot në fushë ishin 4-5 lojtarë nga formacioni i vjetshëm, por mendoj se skuadra është tërësisht e re sepse edhe lojtarët e vjetër po luajnë me një modul të ri. Jam i kënaqur me lojtarët sepse për një kohë të shkurtër asimiluan atë që kemi folur.” /oversport.tv

You may also like