Shehi: Duhet të jemi profesionistë deri në fund, më vjen keq për Skënderbeun

by admin
Spread the love

Tirana vazhdon marshimin drejt titullit kampion dhe falë fitores 4-0 në Korçë përballë Skënderbeut në sfidën e javës së 28-të të Superiores ka rritur në 16 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë në tabelën e klasifikimit.

Bardheblutë janë shumë pranë fitimit të titullit kampion dhe pas fitores bindëse në Korçë, tekniku Orges Shehi nuk e fsheh kënaqësinë për lojën e zhvilluar nga skuadra e tij. Pas sfidës tekniku ka folur në emisionin “Gol pas Goli” ku ka thënë:

“Kemi luftë të madhe me vete, duhet të jemi profesionistë. Duhet të jemi gjithmonë profesionistë në fushë edhe me impenjim. Sot ishim të përqendruar. Titulli i parë si trajner? Është ndjesi e mirë. Kam lënë sportin shumë vonë, kam drejtuar tre skuadra. Me Skënderbeun kam fituar Superkupën. Te Tirana e kemi ndërtuar vetë këtë ekip. Kjo është gjë e mirë sepse vjen me dominim.

Keqardhje për korçarët? Kam kaluar nëntë vite në Korçë, kam fituar shtatë tituj, dy Kupa dhe Superkupa. Në këtë stadium kemi shkruar historinë. Ndjesia është e keqe që korçarët janë në këto pozita.

Të rinjtë janë pjesë e rëndësishme, ata që kemi marrë janë edhe të rinj. Kemi lojtarë nga Akademia. Janë të domosdoshëm. Boshti i mirë dhe hapësirat për të rinjtë, kur aktivizohen që nuk i bie barra iu bën mirë.

Merkato? Emra nuk mund të jap. Kemi nevojë për përforcime. Jemi të fokusuar te lojtarët që luajnë jashtë, që të na vijnë në ndihmë. Pjesëmarrja në Evropë dhe shorti duan fat, skuadra është kompakte dhe kjo ka rëndësi. Ndoshta do kemi edhe largime. Klubi ka mundësi që edhe të shesë edhe të afrojë lojtarë”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like