Shehi: Derbi ta imponon vetë adrenalinën, do të jetë një provim për skuadrën

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës Orges Shehi ka folur në prag të derbit kundër Partizanit, që do të zhvillohet nesër në orën 20:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Derbi është derbi dhe është një ndeshje e veçantë e kampionatit tonë. Ne do të shohim se çfarë do të bëhet nesër, sepse javë pas jave dalim para të gjithë njerëzve dhe do të jemi si në provim. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra nga ndeshja e fundit, më e rëndësishme është ndryshimi, sepse derbi ta imponon vetë, trajnerët nuk kanë nevojë të mobilizojnë futbollistët.

Jemi munduar që të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, kemi edhe ne dyshimet tona se kë lojtar do të hedhim në fushë pasi jo të gjithë janë në gjendje të mirë. Duhet të presim deri nesër për të vendosur.

Në derbi nuk ka asgjë rendësi se çfarë është bërë, është një ndeshje që kur njerëzit janë në fushë udhëhiqen nga emocionet dhe mendoj se kjo është arma më e fortë e të gjitha skuadrave dhe ti marrin nën kontroll.

Çdokush ka pikët e forta dhe të dobëta, ka mënyrën e vet si e interpreton ndeshjen dhe krijojmë një ide sepse derbi ta imponon vetë adrenalinën. Kemi gjërat e qarta, çdo skuadër ka një panoramë të qartë përballë skuadrave që luan. Nuk mendoj që klasifikimi ndikon pas ka ende shumë javë përpara, nuk ka mbaruar as gjysma, edhe pse çdo kush në ndeshjen e ardhshme do të shkojë me mentalitet se ka luajtur shumë mirë sfidën e kaluar, por kërkon të përmirësohet.

Ajo që mund të na japë fusha nesër e kuptojmë qartë çfarë është bërë dhe çfarë jo, sepse të flasësh para derbit janë gjëra të kota. Unë kam lojtarë të përgjegjshëm që dinë të vlerësojnë dhe e dinë shumë mirë, pas bisedimeve që patëm pas sfidës ata e dinë që nuk kanë qenë në 100% e tyre, me zor e presim derbin”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like