SHBA – Uashingtoni: Një shtetas amerikan në mesin e pengjeve që do të lirohen

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria amerikane ka supozuar se një shtetas amerikan i mbajtur peng nga Hamasi islamik në Rripin e Gazës mund të jetë në mesin e pengjeve që do të lirohen të dielën për herë të parë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, vuri në dukje se marrëveshja e pengjeve përfshin lirimin e grave dhe fëmijëve dhe se mes tyre janë tre shtetas amerikanë,
dy gra dhe një fëmijë i vogël, të mbajtur peng nga Hamasi.

“Ne kemi arsye të besojmë se do të lirohet një shtetas amerikan sot”, tha Sullivan.

“Por për sa kohë që ky person nuk është nxjerrë nga Rripi i Gazës, nuk mund të jetë i sigurt”, shtoi ai.

Sullivan tha se fëmija i vogël është një vajzë 4-vjeçare që humbi të dy prindërit e saj në sulmin terrorist të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Ai tha se kishte besim se vajza do të lirohej.

“Kemi të bëjmë me një grup terrorist. Kështu që nuk mund të jemi absolutisht të sigurt për atë që do të ndodhë derisa të ndodhë”, theksoi Sullivan. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like