SHBA – Tim Scott pezullon fushatën për president

by admin
Spread the love

KAROLINA E JUGUT, 13 nëntor /ATSH-DPA/ – Senatori republikan Tim Scott pezulloi fushatën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Scott, një republikan i Karolinës së Jugut, i rizgjedhur vitin e kaluar për mandatin e tij të dytë të plotë në Senat, deri tani ishte kualifikuar për debatet presidenciale republikane, por kandidatura e tij nuk u ngrit kurrë në mesin e votuesve.

Scott, 58 vjeç, kohët e fundit ishte zotuar të përqendronte fushatën e tij në Iowa gjatë zgjedhjeve të janarit.

Njoftimi i Scott erdhi në një intervistë me ish-deputetin e Karolinës së Jugut, Trey Gowdy, i cili drejton një program të së dielës në mbrëmje.

Ish-presidenti Donald Trump ishte shumë përpara në fushën parësore republikane, pavarësisht se nuk mori pjesë në debate, dhe Scott në përgjithësi ka lënë pas kolegen e Karolinës së Jugut, Nikki Haley./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like