SHBA – Shtëpia e Bardhë: Sulmet në Odesa tregojnë se ndihma për Ukrainën është urgjente

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Sulmet në Odesa tregojnë se ndihma ushtarake për Ukrainën është urgjente, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Deklarata e Shtëpise se Bardhë erdhi pas një shpërthimi të fortë të shkaktuar nga një sulm rus, që goditi qytetin ukrainas gjatë një vizite të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.

Gjatë sulmit rus u vranë pesë civilë.

“Rusia bombardoi qytetin port jugor të Ukrainës, Odesa, gjatë një takimi midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis”, thanë sot zyrtarët.

“Ka pasur raporte për vdekje dhe të plagosur”, tha Zelensky.

“E shihni me kë kemi të bëjmë. Atyre nuk u intereson fare se ku qëllojnë”, shtoi ai.

Mitsotakis me sa duket ishte i tronditur nga ngjarja. Në fund të një vizite në port u dëgjuan sirena dhe shpërthime.

“Ne nuk arritëm të futeshim në një strehë”, u tha Mitsotakis gazetarëve në Odesa.

Udhëtimet e Zelensky brenda Ukrainës dhe vizitat e zyrtarëve të huaj në vend zakonisht nuk njoftohen paraprakisht si një masë sigurie. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like