SHBA – Shembet ura në Baltimorë, shtatë persona dhe automjete bien në lumë

by admin
Spread the love

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/- Një urë në qytetin amerikan të Baltimorës është shembur tërësisht në lumin Patapsco pasi është goditur nga një anije me kontejnerë, sipas CNN.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të paktën shtatë persona në lumin Patapsco pas shëmbjes së Urës “Francis Scott Key” gjatë natës, ku ranë dhjetëra automjete, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit në Baltimorë.

“Agjencitë lokale telefonuan urgjencën rreth orës 1:30 të mëngjesit duke raportuar se një anije që po udhëtonte për në Baltimorë kishte goditur një kolonë të urës”, tha Kevin Cartwright, drejtor i komunikimit për Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimorë.

Ura Francis Scott Key në Baltimorë u shemb herët në mëngjes pasi u godit nga një anije e madhe, sipas pamjeve të një videoje.

Videoja e përplasjes tregon një anije të lartë të drejtuar drejtpërsëdrejti drejt një prej kolonave mbështetëse të urës përpara se të përplasej me të. Përplasja shkaktoi menjëherë shembjen e pjesëve të urës.

Përplasja shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri në ajër dhe një pjesë e urës u duk se u shemb mbi pjesën e përparme të anijes, treguan pamjet video.

Tymi i errët vazhdoi të ngrihej në ajër për disa minuta.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like