SHBA – Psaki: Çmimi i gazit pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 11 mars /ATSH/ – Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve se çmimi i gazit pritet të rritet gjatë muajve të ardhshëm, kryesisht për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës, sipas ”Fox Business”.

Psaki tha se ekspertët e Shtëpisë së Bardhë presin që tregjet të stabilizohen përfundimisht dhe inflacioni të ngadalësohet duke shtuar se kriza e energjisë është vetëm e përkohshme.

“Ne mbështetemi në vlerësimin e Rezervës Federale dhe analistëve të jashtëm ekonomikë, të cilët japin një vlerësim sesa do të zgjasë kjo situate. Pritjet dhe vlerësimi i tyre në këtë pikë është që kriza të zbutet në fund të vitit”, tha Psaki.

“Nuk ka asnjë dyshim se kur një diktator i huaj pushton një vend të huaj dhe kur ai diktator i huaj është kreu i një vendi që është furnizuesi i tretë më i madh i naftës në botë, kjo do të ketë një ndikim”, shtoi ajo.

Psaki fajësoi Rusinë për krizën e inflacionit duke theksuar këmbënguljen e demokratëve se rënia ekonomike e SHBA-së është një rezultat i drejtpërdrejtë i Rusisë.

”Çmimi i gazit është rritur me të paktën 75 cent që kur presidenti Putin rreshtoi trupat në kufirin e Ukrainës”, tha Psaki.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 7.9% në bazë vjetore, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Byroja e Statistikave të Punës. Inflacioni u rrit me 0,8% në bazë mujore.

Çmimi i gazit u rrit me 6,6% në shkurt dhe përbënte pothuajse një të tretën e rritjes së çmimeve. Ushqimi u rrit me 1%.

Të dhënat e muajit shkurt nuk përfshijnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka përshpejtuar rritjen e çmimit të gazit.

Që nga e enjtja, çmimi mesatar i gazit në SHBA arriti një rekord prej 4,35 dollarë për gallon./  /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like