SHBA, pritje për Banjskën – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja do të “marrë masa” kur të përcaktohet se kush qëndron pas sulmit në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Ai pretendon se armët që kishin sulmuesit nuk mund të bliheshin në tregun vendas.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai përsëriti kërkesën që Serbia të bashkëpunojë për “zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë”.

Ai e ka vlerësuar si “të brishtë” situatën në veri të Kosovës pas ngjarjeve në Banjskë.

“Ne jemi ende të shqetësuar për situatën e sigurisë. SHBA dhe partnerët tanë morën hapa sepse ishim thellësisht të shqetësuar për atë që ndodhi në Banjska dhe për situatën e sigurisë në veri”, tha Hovenier.

Ai kujtoi fjalët e komandantit të forcave të përbashkëta të NATO-s me bazë në Napoli, Stuart Munch, se KFOR-i ka trefishuar numrin e forcave të tij në Kosovë që nga 24 shtatori.

“NATO ka vendosur që të rrisë ndjeshëm numrin e forcave të KFOR-it. Ne e marrim këtë seriozisht. Gjendjen aktuale do ta cilësoja si të brishtë, por edhe më paqësore”, tha ambasadori amerikan në Kosovë. /tesheshi.com/

You may also like