SHBA – Pentagoni: Irani vazhdon të godasë me dron anijet tregtare

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Irani nisi një sulm me dron në një anije tregtare në Detin Arabik në brigjet e Indisë të shtunën, sipas Departamentit të Mbrojtjes së SHBA.

”Cisterna kimike dhe nafte me flamur liberian MV Chem Pluto u godit nga një dron i Iranit rreth orës 10:00 (06:00 GMT)”, tha Pentagoni.

Nuk pati viktima apo të lënduar në incident, shtoi deklarata e Pentagonit.

Asnjë anije e marinës amerikane nuk ishte afër në kohën e sulmit. Cisterna vazhdoi udhëtimin e saj për në Indi. Thuhet se ishte sulmi i shtatë iranian ndaj anijeve tregtare që nga viti 2021.

Mediat indiane dhe Observatori Detar Britanik (UKMTO) kishin raportuar më herët një sulm të dyshuar me dron në cisternën e naftës MV Chem Pluto.

Sipas raporteve indiane dhe amerikane, aksidenti ka ndodhur rreth 200 milje detare larg brigjeve të Indisë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Festa të gëzuara nga nxënësit e shkollave të Tiranës


You may also like