SHBA – Musk: Do të largohem nga Twitter sapo të gjej një pasardhës

by admin
Spread the love

LONDËR, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Elon Musk ka konfirmuar se do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter, sapo ”të gjejë dikë që është mjaftueshëm budalla për të marrë vendin e punës”.

Mbi 57% e përdoruesve, që votuan në një sondazh në Twitter, të publikuar dje në mbrëmje, thanë se Musk duhet të tërhiqej, një rezultat që ai tha se do t’i përmbahej.

Ai ka vazhduar të vërë në dyshim rezultatin, ndërsa konfirmoi sot në një postim në Twitter, se do të hiqte dorë nga roli i tij si kreu i platformës së medias sociale sapo të gjente një pasardhës.

“Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë që është mjaftueshëm budalla për të marrë vendin e punës!” shkroi Musk.

“Pas kësaj, unë thjesht do të drejtoj ekipet e software-ve dhe serverëve”, tha ai.

Presidenti i “Tesla” dhe “SpaceX” mori kontrollin e Twitter vetëm dy muaj më parë, por mandati i tij ka krijuar një situatë e turbullt.

Ai ka mbikëqyrur më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore globale të kompanisë, lehtësimin e moderimit të përmbajtjes dhe rivendosjen e llogarive të ndaluara më parë, të cilat disa grupe thonë se ka shkaktuar një rritje të përmbajtjes urrejtje dhe abuzive në faqe.

Nën kontrollin e Musk është vënë re një përhapje e parregullt të shërbimit të abonimit në “Twitter Blue”./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like