SHBA- Kritenvrink: Xi kishte mundësinë ta bindë Putinin të ulë tensionet me Ukrainën

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-MIA/- Takimi mes presidentit kinez dhe rus Xi Jinping dhe Vlladimir Putinit në Pekin duhej të ishte mundësi që Kina ta motivojë Rusinë të ulë tensionet me Ukrainën, ka deklaruar shefi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Azi Lindore, Daniell Kritenbrink.

“Takimi duhej të ishte mundësi Kina të inkurajojë Rusinë të vazhdojë me diplomacinë dhe de-përshkallëzimin në Ukrainë.Rusia me veprimet e saj e dëmton sigurinë në Evropë dhe e rrezikon paqen globale dhe stabilitetin ekonomik”, ka thënë Kritenbrink.

“Rusia dhe Kina në deklaratën e përbashkët të djeshme e kanë ftuar NATO-n të ndalojë shtrirjen drejt lindjes, ndërsa Moska tha se e mbështet pozitën e Pekinit për Tajvanin dhe ka kundërshtuar pavarësinë e shtetit ishull në çfarëdo forme.

Deklarata e përbashkët e cila përfshinë kritika për SHBA-në është publikuar gjatë kohës së vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Kinë me rastin e Lojërave olimpike dimërore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakEpidemologia Daja: Marsi sjell fundin e valës së Omicron
Artikulli tjetërRama: Flamuri i Shqipërisë në stadiumin Olimpik të Pekinit


You may also like