SHBA – Kongresi miraton paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe Izraelin

by admin
Spread the love

TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Senati amerikan ka miratuar një ndihmë ushtarake me vlerë 95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, sipas BBC.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të nënshkruajë sot legjislacionin në ligj.

Senati mbështeti dje në mbrëmje masën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të shtunën.

Paketa përfshin një ndihmë ushtarake me vlerë 61 miliardë dollarë për Ukrainën, të cilat Pentagoni tha se mund të fillojnë t’i dërgohen vendit “brenda disa ditësh”.

Propozimi u miratua me me një votim dypartiak (79 vota pro dhe 18 kundër).

“Legjislacion është i rëndësishëm, dhe do ta bëjë kombin dhe botën tonë më të sigurt, pasi ne mbështesim miqtë tanë që po mbrojnë veten kundër terroristëve si Hamasi dhe tiranëve si presidenti rus Vladimir Putin”, tha dje në mbrëmje Biden në një deklaratë pas miratimit të masës.

Duke reaguar ndaj votimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai “përforcon rolin e Amerikës si një fener i demokracisë dhe udhëheqës i botës së lirë”.

Senati miratoi një paketë të ngjashme të ndihmës në shkurt, por një grup konservatorësh që kundërshtojnë mbështetjen e re të Ukrainës e kishin penguar atë të kalonte në një votim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Javën e kaluar, demokratët dhe republikanët në Dhomën e Ulët u bashkuan për të anashkaluar këtë ngërç.

Ata ranë dakord përfundimisht për një paketë që përfshinte ndihmën e huaj si dhe legjislacionin për konfiskimin e aseteve ruse të mbajtura nga bankat perëndimore; sanksione të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Kinës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like