SHBA – Kirby: Negociata konstruktive për marrëveshjen e pengjeve në Gaza

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Ka shenja në rritje të përparimit në negociatat për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, deklaroi drejtori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

”Koordinatori i presidentit amerikan Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, udhëtoi për në Izrael ku u takua me kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të luftës izraelite”, theksoi Kirby.

Ministri i Mbrojtjes Galant tha gjatë takimit ”se Izraeli do të zgjerojë mandatin e negociatorëve të tij për bisedimet e pengjeve”.

”Gallant natyrisht, është shumë i përqendruar në përpjekjen për të parë nëse ne mund të forcojmë një marrëveshje pengjesh për një pauzë të zgjatur për t’i kthyer të gjithë ata pengje në shtëpi ku i përkasin dhe për të marrë një reduktim të dhunës në mënyrë që të mund të marrim më shumë ndihma humanitare”, theksoi Kirby.

Sipas raporteve të pakonfirmuara të medias, negociatorët nga Egjipti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Katari duan të takohen në Paris për bisedime të mëtejshme./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like