SHBA-ja kërkon që menjëherë të nisin negociatat për Asociacionin – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Në një përgjigje për Klan Kosovën thuhet se Asociacioni i Komunave Serbe është obligim ligjor i Kosovës.

“Kjo gjithashtu nënkupton fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet, gjë që e bën themelimin e Asocaicionit obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

You may also like