SHBA – Harris: Armëpushim i menjëhershëm në Gaza, Hamas të pranojë marrëveshjen

by admin
Spread the love

ALABAMA, 4 mars /ATSH/ – Zëvndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris bëri thirrje për pranimin e marrëveshjes së propozuar gjashtëjavore të armëpushimit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit, duke kritikuar Izraelin për ofrimin e pamjaftueshëm të ndihmës për Gazën, shkruan lemonde.fr.

”Duke pasur parasysh shkallën e madhe të vuajtjeve në Gaza, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm për të paktën gjashtë javët e ardhshme, që është ajo që është aktualisht në tryezë”, deklaroi Harris gjatë një fjalimi Alabama.

Komentet e Harris ishin më të fortat nga një zyrtar i administratës amerikane për Izraelin, pasi presidenti Joe Biden përballet me presion të madh për mbështetjen e tij për Izraelin ndërsa numri i të vdekurve civilë në Gaza rritet.

”Marrëveshja do të çojë në lirimin e pengjeve dhe mbërritjen e një sasie të konsiderueshme ndihme”, tha Harris duke i bërë thirrje Hamasit të pranonte marrëveshjen.

“Hamasi e dëshiron një armëpushim. Ka një marrëveshje në tryezë. Hamasi duhet ta pranojë atë marrëveshje”, theksoi ajo./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like