SHBA – FMN miraton 1,3 miliardë dollarë financime emergjente për Ukrainën

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar kërkesën e Ukrainës për 1,3 miliardë dollarë fonde shtesë emergjente për të ndihmuar në ruajtjen e ekonomisë së saj.

FMN miratoi dje financimin, i cili do të vijë nga një program i sapokrijuar kreditimi emergjent.

”Paratë do të ndihmonin Ukrainën të përmbushë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, duke përfshirë ato të shkaktuara nga humbja e të ardhurave nga eksportet e grurit”, tha FMN.

“Shkalla dhe intensiteti i luftës së Rusisë kundër Ukrainës që filloi më shumë se shtatë muaj më parë kanë shkaktuar vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe dhimbje ekonomike”, shtoi ajo.

”Ekonomia e Ukrainës parashikohet të tkurret me 35% në vitin 2022 dhe nevojat për financim mbeten shumë të mëdha”, tha FMN.

Në të njëjtën kohë, FMN vlerësoi qeverinë ukrainase për ruajtjen e stabilitetit financiar në rrethana jashtëzakonisht sfiduese./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKumbaro: Parku Natyror i Munellës, xhevahir i zonave të mbrojtura

You may also like