SHBA – EXIM Bank miraton marrëveshjet për Shqipërinë, Irakun dhe Sri Lankën

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 1 prill /ATSH/ – Bordi i Drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit të SHBA-së votoi për të zyrtarizuar tërheqjen e bankës nga çdo biznes tjetër në Rusi si dhe miratoi marrëveshje financimi dhe garancie me vlerë deri në 381 milionë dollarë për Irakun, Sri Lankën dhe Shqipërinë, sipas Reuters.

EXIM Bank miratoi një angazhim paraprak për një autorizim rreth 33 milionë dollarë për efikasitetin e energjisë për kompaninë elektrike kombëtare të Shqipërisë për të rehabilituar aftësitë e saj matëse.

Agjencia e kreditit të eksportit të qeverisë amerikane tha se bordi i saj votoi gjithashtu për të njoftuar Kongresin për një rinovim të propozuar të një garancie kredie prej 450 milionë dollarësh për Citibank (CN) që mbështet një lehtësi prej 500 milionë dollarësh për të lejuar 365 furnizues të prodhuesit të avionëve tip ”Boeing” të marrin pagesat e përshpejtuara të arkëtimeve në lidhje me shitjet e eksportit të këtyre avionëve.

EXIM ka ende 410 milionë dollarë ekspozim paraprak të kredisë ndaj Rusisë, kryesisht për garancitë e kredive të sektorit të aviacionit që janë dhënë përpara aneksimit të Krimesë.

“EXIM po punon me shpejtësi për të zgjidhur këto pagesa të transaksioneve”, tha banka./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like