SHBA – Edhe Maine skualifikon Trumpin nga votimi paraprak presidencial

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Maine u bë shteti i dytë amerikan që përjashtoi ish-presidentin Donald Trump nga zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Zyrtari më i lartë zgjedhor i Maines, sekretarja e Shtetit, Shenna Bellows vendosi që peticioni për nominimin primar të ish-presidentit ishte “i pavlefshëm”.

”Sipas Amendamentit XIV të Kushtetutës së SHBA-së, Trump nuk është i kualifikuar për të mbajtur postin e presidentit”, thuhet në vendim.

Amendamenti thotë se personat që janë “angazhuar në kryengritje ose rebelim” kundër kushtetutës përjashtohen nga zgjedhjet.

Ekipi i fushatës së Trump njoftoi synimin e tij për të ndërmarrë veprime kundër vendimit.

Mbështetësit e Trump sulmuan Capitol Hill në Uashington, më 6 janar 2021.

Kongresi ishte mbledhur atje për të konfirmuar zyrtarisht fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Trump tha në një fjalim pak para se mbështetësit e tij të hynin në ndërtesë se “të gjithë këtu do të marshojnë drejt ndërtesës së Kapitolit për të bërë që zërat tuaj të dëgjohen në mënyrë paqësore dhe patriotike”.

Si pasojë e trazirave kanë humbur jetën pesë persona.

Bazuar në këto ngjarje, paditës të ndryshëm në shtete të ndryshme të SHBA-së po përpiqen të heqin emrin e Trump nga fleta e votimit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi se Trump nuk ishte i përshtatshëm për zgjedhjet paraprake shtetërore të 5 marsit për shkak të rolit të tij në sulmin e Capitol Hill dhe për këtë arsye nuk mund të merrte pjesë në zgjedhjet paraprake.

Vetë Gjykata e Lartë e Kolorados e ka pezulluar vendimin e saj derisa çështja të jetë sqaruar përfundimisht në rast të një apeli.

Bellows gjithashtu pezulloi vendimin e saj për momentin.

Trump shpreson të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like