ShBA e përkushtuar për sovranitet të Kosovës

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Këshilltari Derek Chollet, ku diskutuan prioritetet e përbashkëta dhe dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin Chollet tha se është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës.

“Më vjen mirë që takova kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar Chollet në Twitter, duke bashkangjitur një fotografi nga takimi.

Për këtë takim shkroi edhe Kurti, duke thënë se presin vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me ShBA-të.

“I nderuar nga ftesa e Chollet në Departamentin Amerikan të Shtetit për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me ShBA-të për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, u shpreh Kurti, transmeton Klankosova.tv.

You may also like