SHBA dënon sulmet ruse në magazinat e grurit: Putinit nuk i intereson siguria globale e ushqimit

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar sulmet e përsëritura të Rusisë ndaj objekteve të magazinimit të grurit dhe infrastrukturës përreth Detit të Zi, duke thënë se kjo është një shenjë se “Presidenti Putin nuk duket se kujdeset për sigurinë globale të ushqimit”.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit të SHBA-së i bëri thirrje Moskës që t’i kthehet menjëherë marrëveshjes së drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Nesër bëhet një muaj që kur Moska u largua në mënyrë të njëanshme nga Iniciativa për drithërat e Detit të Zi, e cila vlerësohet të ketë lehtësuar rreth 30 milionë tonë eksporte gruri nga Ukraina në 18 muajt e fundit. Që atëherë, Rusia ka bombarduar intensivisht portet e Ukrainës në Detin e Zi, veçanërisht rreth Odesës. Sulmi i fundit ka ndodhur mbrëmë.

Sulmi më i dëmshëm muajin e kaluar shkatërroi rreth 60,000 tonë drithë, me sa duket të destinuara për Kinën, Izraelin dhe vendet afrikane, me një lëvizje. Presidenti Putin u zotua të dërgojë 50,000 tonë drithë ruse në gjashtë vende afrikane, falas, disa ditë më vonë.

Komentet e departamentit të shtetit vijnë një ditë pasi Wall Street Journal raportoi se SHBA po shqyrton opsione të ndryshme për të siguruar që Ukraina të mund të eksportojë grurë, përfshi këtu edhe një “zgjidhje ushtarake”. Duke cituar zyrtarë të Uashingtonit, gazeta thotë se SHBA po zhvillon bisedime me Turqinë dhe fqinjët e tjerë ukrainas mbi mënyrën se si të transportohen drithërat në mënyrë të sigurtë përmes Danubit dhe në portet rumune aty pranë.


Top Channel

You may also like