SHBA – DASH thirrje qytetarëve anembanë botës të jenë vigjilentë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 19 tetor /ATSH/ – Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve sot që të jenë vigjilentë anembanë botës për shkak të rritjes së potencialit për sulme kundër amerikanëve dhe interesave amerikane mes të tensioneve të rritura globale

“Për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së, Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon qytetarët e tij jashtë shtetit që të tregojnë kujdes të shtuar”, thuhet në deklaratën e DASH.

“Gjithashtu, qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilent në vendet e frekuentuara nga turistët”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 3 785 palestinezëve dhe kanë plagosur më shumë se 12 000 persona.

Izraeli nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” pas një sulmi të befasishëm nga Hamasi.

Mbi 1 400 persona janë konfirmuar të vdekur në Izrael.

You may also like