SHBA – Blinken: Situata në Lindjen e Mesme më e rrezikshme se në 1973

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-DPA/-  Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme sesa ka qenë për dekada, tha dje në mbrëmje sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi tani në të gjithë rajonin që nga të paktën 1973. Dhe me siguri, edhe para kësaj”, tha Blinken në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Uashington.

Më 6 tetor 1973, një koalicion i shteteve arabe, i udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin papritur në Yom Kippur, një nga ditët më të shenjta të kalendarit hebre.

Konflikti, i njohur si Lufta e Yom Kipurit, zgjati 19 ditë.

Të dhënat izraelite tregojnë se më shumë se 2 600 ushtarë të saj u vranë dhe mbi 7 000 të tjerë u plagosën.

Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën të dielën gjatë një sulmi me dron në një objekt ushtarak amerikan në Jordani, duke nxitur frikën për një krizë të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi ishte kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak, ndërsa paralajmëroi se do të hakmerrej. Qeveria iraniane mohoi të hënën çdo përfshirje.

Frika e sigurisë në të gjithë Lindjen e Mesme është rritur për shkak të luftës së vazhdueshme të Izraelit kundër militantëve palestinezë të Hamasit në Gaza.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar vazhdimisht se nuk duan ta shohin konfliktin të përhapet dhe të shndërrohet në një luftë rajonale.

Blinken paralajmëroi për rrezikun e shfrytëzimit të konfliktin në Lindjen e Mesme për të mbjellë paqëndrueshmëri të mëtejshme.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like