SHBA – Blinken: Putini privoi rusët nga zgjedhjet e lira

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 19 mars /ATSH-ANSA/- Kremlini u ka mohuar qytetarëve të tij një proces transparent dhe të lirë demokratik, tha sot sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Sipas Blinken zgjedhjet në Rusi ishin “anti-demokratike” pasi ato ishin zhvilluar në sfondin e shtypjes intensive të zërave të pavarur dhe burgosjes, vdekjes ose internimit të të gjithë opozitës së vërtetë politike.

“Vladimir Putin po privon qytetarët rusë aksesi ndaj informacionit dhe pjesëmarrjes politike”, shtoi Blinken.

“Pavarësisht nga rezultati i paracaktuar i këtyre zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë me ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë për Rusinë”, tha sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKosova dhe Serbia do të dalin me propozime për zgjidhjen e çështjes së dinarit


You may also like