SHBA – Blinken në udhëtimin e pestë mes krizës në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të marrë pjesë sërish në bisedimet e krizës në Lindjen e Mesme.

Ai do të vizitojë Arabinë Saudite, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor nga kjo e shtunë deri më 8 shkurt, njoftoi zëdhënësi i sekretarit, Matthew Miller, në Uashington.

Udhëtimi i pestë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës pothuajse katër muaj më parë, pason sulmin gjithëpërfshirës ushtarak amerikan ndaj objektivave në Irak dhe Siri.

Ky ishte reagimi i Uashingtonit ndaj sulmit vdekjeprurës nga milicitë pro-iraniane ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani më 28 janar.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar tashmë veprime të mëtejshme ushtarake, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan një konflikt të ri në Lindjen e Mesme .

“Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Blinken do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në luftën e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve që ende mbahen në Gaza”, tha Miller.

Një armëpushim i tillë do të mundësojë një ndihmë të qëndrueshme dhe të shtuar humanitare për popullatën civile në Gaza.

Blinken gjithashtu do të vazhdojë të punojë për të parandaluar përhapjen e konfliktit.

Ai gjithashtu do të vazhdojë bisedimet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore në rajon që do të ofronte siguri të qëndrueshme për izraelitët dhe palestinezët. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like