SHBA – Blinken: Mizoritë e kryera në Bucha të qëllimshme

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 5 prill /ATSH-DPA/ Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka quajtur mizoritë e kryera kundër civilëve në qytetin ukrainas të Bucha një “fushatë të qëllimshme”.

“Nuk ishte një akt i rastësishëm i një njësie ushtarake mashtruese”, deklaroi ai sot përpara se të nisej në Bruksel ku do të marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

“Raportet ishin më shumë se të besueshme”, tha ai, duke shtuar se provat ishin aty për t’i parë e gjithë bota. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRritet interesi për fonde të reja investimesh në Shqipëri
Artikulli tjetërBalla: Shqipëria mbështet tërësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO


You may also like