SHBA – Blinken: Izraeli të shmangë viktimat civile në Gaza

by admin
Spread the love

UASHIGNTON, 8 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje edhe një herë Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në Rripin e Gazës.

“Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar që ndihma humanitare të rrjedhë në Gaza”, tha dje Blinken, pas një takimi me homologun e tij britanik David Cameron në Uashington.

“SHBA e ka bërë të qartë se Izraeli duhet të bëjë përpjekje maksimale për të shmangur viktimat civile, edhe pse Hamasi vazhdon të përdorë civilët si mburoja njerëzore”, theksoi ai.

”Udhëheqja izraelite ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm shtesë në këtë drejtim”, shtoi Blinken.

Megjithatë, kishte ende një hendek midis asaj që ai kishte sugjeruar gjatë vizitës së tij të fundit në Tel Aviv dhe asaj që mund të vërehej për sa i përket rezultateve aktuale.

Blinken tha, për shembull, se nuk ishte vetëm një çështje e krijimit të zonave të sigurisë, por edhe e komunikimit në një mënyrë të tillë që banorët të dinin se ku mund të iknin, kur saktësisht dhe në çfarë rruge.

”Gjithashtu duhet të ketë ushqim, ujë dhe ilaçe për refugjatët në këto zona të sigurisë”, tha ai.

“Kjo është diçka për të cilën ne flasim rregullisht me izraelitët”, theksoi Blinken./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like