SHBA – Biden: Vuajtjet palestineze në mendimet e mija

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 11 mars /ATSH/ – Ndërsa myslimanët mblidhen anembanë botës për të përmbushur agjërimin e tyre, vuajtja e popullit palestinez do të jetë më e rëndësishmja në mendjet e shumë njerëzve, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden.

‘’ Kjo agoni e palestinezëve është përherë në mendjen time. Muaji i shenjtë është një kohë reflektimi dhe ripërtëritjeje. Ky vit vjen në një kohë dhimbjeje të jashtëzakonshme’’, shtoi Biden nga Shtëpia e Bardhë .

“Muaji i shenjtë është një kohë reflektimi dhe ripërtëritjeje. Ky vit vjen në një kohë dhimbjeje të jashtëzakonshme’’, shtoi ai.

Lufta në Gaza i ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme popullit palestinez. Më shumë se 30 000 palestinezë janë vrarë, shumica e tyre civilë, duke përfshirë mijëra fëmijë.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNdeshja Dinamo City-Teuta shtyhet për një datë tjetër


You may also like