SHBA – Biden: Sulmi anglo-amerikan si kundërpërgjigje e atyre të Houthit

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Sot, me urdhrin tim, forcat amerikane, së bashku me ato britanike dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, kanë kryer sulme të suksesshme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Houthi që rrezikojnë lirinë e lundrimit në një nga rrugët ujore më vitale të botës, tha presidenti amerikan, Joe Biden në një shënim, duke shpjeguar se kjo është “përgjigjja e drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të Houthit” dhe se ai nuk do të hezitojë “të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur njerëzit dhe tregtinë ndërkombëtare”.

“Këto sulme janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthit kundër anijeve në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve dhe kjo për herë të parë në histori. Këto sulme kanë vënë personelin e anijeve në rrezik”, shtoi ai.

”Interesat e më shumë se 50 vendeve janë goditur nga 27 sulme kundër anijeve tregtare. Ekuipazhet nga më shumë se 20 vende janë kërcënuar ose marrë peng në akte piraterie. Më shumë se 2 000 anije u detyruan të devijojnë për mijëra milje për të shmangur Detin e Kuq, i cili mund të shkaktojë javë të tëra vonesa në kohën e dërgimit të produktit. Dhe më 9 janar, Huthit filluan sulmin e tyre më të madh deri tani sot, duke synuar drejtpërdrejt anijet amerikane”, theksoi Biden./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBeqaj, sërish në SPAK për koncesionin e sterilizimit


You may also like