SHBA – Biden pret Scholz në Shtëpinë e Bardhë ​

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden ka planifikuar të presë në fillim të shkurtit kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësja e Biden, Karine Jean-Pierre, njoftoi sot se vizita e 9 shkurtit ka për qëllim të rikonfirmojë mbështetjen e vendosur për mbrojtjen e Ukrainës dhe popullit të saj kundër luftës së agresionit të Rusisë.

Scholz dhe Biden gjithashtu do të diskutojnë përpjekjet për të parandaluar përshkallëzimin rajonal të konfliktit në Lindjen e Mesme, mbështetjen e tyre të palëkundur për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe mbështetjen për njerëzit në Rripin e Gazës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ata gjithashtu do të koordinohen me njëri-tjetrin përpara samitit të NATO-s në Uashington, këtë verë.

Kjo është vizita e tretë e Scholz në Shtëpinë e Bardhë si kancelar.

Scholz zhvilloi vizitën e tij inauguruese në Uashington në fillim të shkurtit 2022, vetëm disa javë pas marrjes së detyrës.

Pak më shumë se një vit më vonë, ai u prit përsëri nga Biden në Shtëpinë e Bardhë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like