SHBA – Biden: Përgjegjësit e sulmit ndaj ushtarëve tanë do të marrin përgjigjen e merituar

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 29 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden lidhur me sulmin e kryer me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj bazës ushtarake amerikane në kufirin Jordani-Siri tha se “Mbrëmë kaluam një ditë të vështirë në Lindjen e Mesme”, transmeton Anadolu.

Biden bëri deklarata për gazetarët në Karolinën e Jugut të cilën e vizitoi për të marrë pjesë në një aktivitetet. Pas sulmit me mjete ajror pa pilot (dron) ndaj bazës ushtarake të SHBA-së pranë kufirit siriano-jordanez dhe pasi 3 ushtarë amerikanë humbën jetën, Biden tha se “Mbrëmë kaluam një ditë të vështirë në Lindjen e Mesme”.

“Në sulm humbën tre shpirtra të guximshëm”, tha Biden i cili pas një heshtjeje të shkurtër shtoi se “Do të japim përgjigje”.

Në deklaratën me shkrim sot nga Shtëpia e Bardhë, Biden njoftoi fillimisht se 3 ushtarë amerikanë humbën jetën në sulmin me dron me një drejtim ndaj bazës ushtarake të SHBA-së në kufirin Jordani-Siri. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se gjithashtu në sulm u plagosën 25 persona.

Qeveria e Jordanisë tha se sulmi ndaj forcave amerikane nuk ndodhi në territorin e saj, por në bazën Al-Tanf në kufirin sirian.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBegaj pret Fidan: Marrëdhëniet shqiptaro-turke, të një rëndësie strategjike


You may also like