SHBA – Biden paralajmëron Netanyahun se mbështetja e SHBA-së për luftën izraelite nuk është e garantuar

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se qeveria e tij duhet të bëjë më shumë për të minimizuar dëmin ndaj civilëve në Gaza dhe për të mbrojtur punonjësit e ndihmës nëse Izraeli dëshiron mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit për luftën kundër Hamasit, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Biden dhe Netanyahu zhvilluan sot një bisedë telefonike pas shqetësimeve lidhur me sulmin ajror izraelit në fillim të kësaj jave që shkaktoi vdekjen e shtatë punëtorëve të bamirësisë ndërkombëtare të ushqimit “World Central Kitchen” në Gazë.

“Presidenti Biden theksoi se sulmet ndaj punonjësve humanitar dhe situata e përgjithshme humanitare janë të papranueshme”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Ai bëri të qartë nevojën që Izraeli të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë për të trajtuar dëmet civile, humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden e paralajmëroi Netanyahun se politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të përcaktohej nga vlerësimi i veprimit të menjëhershëm të Izraelit ndaj këtyre hapave.

Biden bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim të menjëhershëm në luftën 6-mujore.

“Ata diskutuan gjithashtu kërcënimet iraniane ndaj Izraelit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like