SHBA – Biden: Izraeli ka të drejtën të mbrohet

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA Joe Biden i ka premtuar Izraelit mbështetjen e vendit të tij pas sulmeve në shkallë të gjerë nga organizata ekstremiste palestineze Hamas.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij”, tha sot Biden në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë kundër çdo pale tjetër armiqësore ndaj Izraelit që kërkon avantazh në këtë situatë”, shtoi presidenti amerikan.

“Mbështetja e administratës sime për sigurinë e Izraelit është e fortë dhe e palëkundur”, theksoi ai.

Biden foli sot edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like