SHBA – Biden: Ëndrra e Martin Luther King nuk është realizuar ende

by admin
Spread the love

ROMË, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Ëndrra e Martin Luther King nuk është realizuar ende dhe për këtë arsye është e nevojshme të vazhdojmë të zgjedhim dhe të luftojmë për demokracinë në këtë “pikë kthese” për SHBA-në dhe botën, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë ceremonisë së homazheve në nderim të liderit të të drejtave civile, me rastin e 94-vjetorit të lindjes së tij.

Ai u kujtoi të pranishmëve se Luther King ka qenë gjithmonë heroi i tij, së bashku me John Kenedy.

“Jam këtu me ju në një moment kyç për SHBA-në dhe botën. Ajo që do të ndodhë në vitet e ardhshme do të përcaktojë se si do të jetë bota në tre dekada”, tha Biden duke iu rikthyer një prej pikave të forta të demokratëve gjatë zgjedhjeve afatmesme, përkatësisht mbrojtjes së demokracisë.

“Kjo është një kohë zgjedhjesh, dhe është e nevojshme të zgjidhet demokracia mbi autokracinë. Ne duhet të luftojmë për shpirtin e vendit, dhe kundër atyre që promovojnë racizmin, ekstremizmin dhe kryengritjen”, theksoi ai, duke e përshkruar Martin Luther King si një luftëtar jo të dhunshëm, i cili luftoi për drejtësi.

Për Biden, udhëtimi në Atalanta ofron një mundësi për të forcuar dhe thelluar lidhjen e ngushtë midis komunitetit afrikano-amerikan dhe demokratëve, edhe në funksion të zgjedhjeve të vitit 2024, si një kandidat i ri. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like