Shans i ri që transportuesit privatë të kthehen në rrugë, sot Qyteti i Shkupit pritet të shpallë thirrje publike

by admin
Spread the love

Qyteti i Shkupit sot pritet të shpallë thirrje të re për përfshirjen e autobusëve privatë në transportin publik të qytetit. Parapraskisht, më 1 mars, Qyteti i Shkupit njoftoi se do të shpallet një thirrje e tillë, por më pas theksuan se transportuesit nga “Sloboda prevoz” dhe “Makekspres” nuk do të mund të marrin pjesë në të për shkak të pengesave që dalin nga kontratën e ndërprerë, e cila ndalon pjesëmarrjen në thirrje publike nëse kontrata zgjidhet para datës së skadimit dhe për faj të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja publike do të përmbajë kushtet për aplikim, si në dy thirrjet e paraprake publike, me faktin se çdo transportues që planifikon t’i përmbahet kontratës për transport publik do të mund të aplikojë me ndershmëri dhe përgjegjësi”, theksuan nga Qyteti i Shkupit në njoftimin e atëhershëm.

Nga qyteti përmendën se nuk kanë borxh ndaj transportuesve, dhe se dispozitat kontraktuale parashikojnë vetëm kushte për kryerjen e transportit në territorin e Shkupit.

Nga ana tjetër, në lidhje me borxhin e NTP “Shkup” ndaj transportuesve privatë, Qyteti përmes një komunikate ka bërë të ditur se mjetet do të paguhen sipas kontratave të nënshkruara, derisa vazhdon thirrja publike për kontrata të reja për transport publik.

Në të njëjtën ditë, përfaqësues të transportuesve privat, të cilët ishin në takim me kryetaren Danela Arsovska, njoftuan se është arritur marrëveshje dhe pritet të rifillojnë punën nga 20 marsi.

Përfaqësuesi i kompanive private Jovica Zafirovski tha se janë marrë vesh të gjitha detajet dhe se pritjet janë që më 20 mars të fillojë qarkullimi i transportuesve privat nëpër qytet.

“Thirrjet publike do të publikohen dhe të gjithë do të aplikojmë, nuk ka arsye të mos aplikojmë, kushtet na përshtaten. Pas takimit me kryetaren e Qytetit tashmë kemi një pasqyrë të qartë. Mund të them që deri më tani ishim të manipuluar, nuk kishim pasqyrën e duhur se çfarë po ndodhte me ne dhe me transportin publik. Por tani jemi në rrugën e duhur, po ecim përpara dhe pres që nga 20 marsi të kthehemi në të gjitha linjat me 210 autobusë”, tha Zafirovski më 1 mars pas takimit me Arsovskën.

Ai theksoi se ende nuk kanë nënshkruar asgjë, por kjo u është prezuantuar gojarisht.

Lidhur me vjetërsimin e disa autobusëve, Zafirovski tha se e gjithë lista e autobusëve është dorëzuar në Qytetin e Shkupit dhe se kryetarja Danela Arsovska ka shprehur gatishmërinë e saj për subvencionimin e tyre në atë pjesë.

Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më shumë se 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kryesore bllokuan kryeqytetin.

Në ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se u kishte borxh, por nga kontrolli rezultoi se Qyteti i Shkupit e ka gabim.

Ndërkaq, kryetarja Arsovska akuzoi transportuesit privatë se kanë bërë tarifa për pesë vjet dhe nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur. Siç theksoi ajo, dy kompanitë private publike të qytetit “Makekspres” dhe “Sloboda prevoz” në pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2017 e deri më sot, nuk kanë regjistruar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin për dy shoqatat, edhe pse kanë paraqitur se kanë vozitur rreth 400.000 kilometra në muaj dhe për këtë kanë llogaritur nga një euro për një kilometër të kaluar të cilën ia kanë faturuar NQP-së

Kjo u pasua nga kërcënimi për padi për shpifje nga kompanitë private.

Transporti publik i qytetit vazhdoi të funksionojë vetëm me autobusë të NTP-së, ndërsa Qyteti i Shkupit publikoi dy shpallje për transportuesit privatë, në të cilat nuk kishte aplikuar asnjë kompani.







Artikulli paraprakMourinhon e bën të lumtur fitorja ndaj Juventusit, por nuk e harron dot humbjen e javës së kaluar




You may also like